Ndërlidhjet

Kenia: Nga dhuna fisnore – së paku 41 të vrarë


Pamje nga dhuna e mëhershme në Afrikë

Pamje nga dhuna e mëhershme në Afrikë

Raportohet se së paku 41 vetë janë vrarë nga dhuna e fundit ndërmjet dy grupeve fisnore në pjesën juglindore të Kenias.

Këtë numër të të vrarëve e ka raportuar mbrëmë Kryqi i Kuq, i cili poashtu, ka thënë se 35 të tjerë po trajtohen në spital nga plagët.

Policia lokale tha se anëtarët e fisit Pokomo, të armatosur me pushkë, shtiza dhe shpata, gjatë natës i kanë sulmuar pjesëtarët e fisit gjysmë nomad Orma, që i kishin kullotur kafshët e tyre diku në afërsi.

Këto dy fise e patën sulmuar njëri-tjetrin në muajin gusht dhe shtator, kur u vranë më se 100 vetë.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ripërtritjen e dhunës.

Shpërthimi i mbrëmshëm i armiqësive i ka shtuar shqetësimet në Kenia për trazira të mëtejshme, para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në mars të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG