Ndërlidhjet

Kosovë: Thaçi e uron Ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një mesazhi, e ka uruar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.

“Kjo festë madhështore e botës së krishterë është ndër ngjarjet më të rëndësishme të miliona besimtarëve anembanë botës, që rrezaton besim në vlera religjioze, vlera humanitare dhe mesazh paqeje dhe harmonie midis njerëzve”, thuhet pos tjerash, në mesazhin e zotit Thaçi, të publikuar në faqen në Internet të kryeministrisë së Kosovës.

Mëtutje në mesazh theksohet se “duke përgëzuar gjithë besimtarët e krishterë të Kosovës dhe më gjërë, uroj që festën e Krishtlindjeve ta kaloni në lumturi të plotë në familjet tuaja, me të dashurit tuaj, duke besuar në përmbylljen e një viti të suksesshëm në të gjitha lëmitë e jetës”.

Zoti Thaçi i ka uruar edhe të gjithë besimtarët e krishterë, që punojnë në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG