Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë pranë një furre buke në Siri


Hama, Siri
Hama, Siri
Aktivistët për të drejtat e njeriut bëjnë të ditur për dhjetëra njerëz të vrarë nga një sulm ajror në qytetin Hama.

Sipas burimeve të njëjta, sulmi ka ndodhur pranë një furre të bukës, ku njerëzit prisnin në radhë.

Pamjet e postuara në internet kanë treguar mbi 50 trupa të gjakosur dhe të shtrirë për tokë.

Aktivistët thonë se mbi 44,000 njerëz kanë humbur jetën në kryengritjen 21-muajshe kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Revolta është frymëzuar nga revolucionet popullore në Tunizi, Egjipt, Jemen dhe vendet tjera arabe.
XS
SM
MD
LG