Ndërlidhjet

Kryeministri Indian, thërret protestuesit që të qetësohen


Protesta në Nju Delhi
Protesta në Nju Delhi
Kryeministri i Indisë, Monmohan Singh ka lëshuar një deklaratë të hënën duke kërkuar nga protestuesit që të qetësohen, nga protestat që kanë filluar si shenjë revolte nga përdhunimi i studentës së mjekësisë në një autobus në Nju Delhi.

Në deklaratën e Sigh thuhet “ është i arsyeshëm shqetësimi dhe zemërimi lidhur me këtë inciden”, por qeveria është duke i marr të gjitha masat që të ndaloj dhunën kundër gruas. Policia në Nju Delhi gjatë ditës së shtunë dhe të diel, ka përdorur gazë-lotësjellës dhe tuba uji kundër protestuesve. Protestuesit janë shpërndarë nëpër gjithandej shtetit.

Gjatë të dielës një gazetar televiziv është vrarë në verilindje të Indisë në momentin kur policia kishe hapur zjarrë kundër protestuesve.

Demonstruesit janë zemëruar nga rrahja brutale dhe dhunimi i studentës 23-vjeçare më 16 dhjetor dhe po kërkojnë dënimin me vdekje për gjashtë burra të cilët janë të akuzuar për këtë krim.
XS
SM
MD
LG