Ndërlidhjet

Serbët e veriut, bllokojnë rrugët kryesore në atë pjesë


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Përfaqësues dhe tregtarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar sot rreth orës dhjetë disa nga rrugët kryesore përfshirë këtu edhe pikë-kalimin kufitar në Jarinjë.

Tregtarë nga Leposaviqi kanë shkuar në pikë-kalimin në Jarinjë duke mos lejuar që të qarkullojnë automjetet në atë pjesë. Aryseja kryesore për bllokimin e rrugëve është mospajtimi me marrëveshjet të arritura në Bruksel që lidhen me qarkullimin e mallrave nga Serbia në Kosovë.

Njoftohet në rrugën Jarinjë-Leposaviq, janë krijuar rradha të gjata me automjete të ndryshme.

Gjithashtu bëhet e ditur se këta protestues kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinjë në vendin e quajtur Rudar afër Zveçanit.