Ndërlidhjet

“Tatëpjeta fiskale” ul çmimet e naftës


Ilustrim
Ilustrim
Shqetësimet për dështimin e ligjvënësve amerikanë për të arritur marrëveshje rreth buxhetit dhe për të shmangur të ashtuquajturën “tatëpjetë fiskale” kanë bërë që çmimi i naftës të shënojë rënie.

Çmimi për dërgesat në shkurt ka rënë për 14 cent, përkatësisht në 88.52 dollarë për fuçi, në tregun aziatik.

Tregtarët janë të shqetësuar se nëse ligjvënësit amerikanë nuk arrijnë marrëveshje deri më 1 janar të vitit 2013, do të hyjë në fuqi rritja automatike e taksave.

Ekonomistët tërheqin vërejtjen se nëse një gjë e tillë ndodh, ajo do të çonte ekonominë amerikane në recesion.
XS
SM
MD
LG