Ndërlidhjet

Rusia dhe India - marrëveshje të re për armatim


Foto arkivi

Foto arkivi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po qëndron në Nju Delhi, ku me zyrtarët atje ka arritur marrëveshje për të ndihmuar Indinë në furnizimin me avionë luftarakë, në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Putin ka thënë se bisedimet e tij me kryeministrin indian, Manmohan Singh, do t’i japin shtysë zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Singh, nga ana e tij, ka thënë se ka qenë i bindur se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Indisë do të vazhdojnë të zhvillohen.

Dy zyrtarët po ashtu pritet të nënshkruajnë marrëveshje për tregtinë, energjinë dhe teknologjinë.

India vazhdon të blejë shumicën e armëve të saj nga Rusia. Por Moska, në kohët e fundit, ka humbur shumë kontrata për armë nga konkurruesit perëndimorë.
XS
SM
MD
LG