Ndërlidhjet

Ankesat mund të vonojnë rezultatet e referendumit në Egjipt


Kajro, Egjipt
Kajro, Egjipt
Gjykatat në Egjipt po hetojnë ankesat e paraqitura nga referendumi kushtetues, para se të publikohen rezultatet përfundimtare, që pritet të konfirmojnë kushtetutën e re.

Është paralajmëruar se hetimet mund të vonojnë shpalljen e rezultateve, të parapara për sot.

Kushtetuta është hartuar nga aleatët islamikë të presidentit Muhammad Morsi, andaj kundërshtarët thonë se është shumë islamike dhe se shkel disa të drejta themelore të minoriteteve.

Rezultatet paraprake, të publikuara nga Vëllazëria Myslimane, kanë treguar se 64 për qind e votuesve kanë mbështetur kushtetutën e re.

Votimi është zhvilluar në dy raunde, përkatësisht në dy fundjavat e kaluara.
XS
SM
MD
LG