Ndërlidhjet

Mbi 90 njerëz të vrarë nga sulmi në Hama


Hama, Siri
Hama, Siri
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga një sulm ajror në provincën Hama të Sirisë.

Agjencia Reuters thotë se bëhet fjalë për më shumë se 90 të vrarë.

Në momentin e sulmit, banorët po prisnin në radhë para një furre të bukës.

Sulmi thuhet të jetë njëri nga më vdekjeprurësit në luftën civile të Sirisë.

Në rrafshin diplomatik, i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën, Lakhdar Brahimi, ka arritur në Damask për të biseduar me zyrtarët atje, përfshirë edhe presidentin Bashar al-Assad.

Revolta kundër regjimit të Assadit ka nisur në mars të vitit të kaluar. Mbi 44,000 njerëz thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.
XS
SM
MD
LG