Ndërlidhjet

Jahjaga uron Kërshëndellat


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Kërshëndellave.

“Me rastin e kremtes së Kërshëndellave, ju uroj Juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë të Republikës së Kosovës që këtë festë ta kalojmë me gëzim e harmoni në familjet tona, me të mirat që na i ka dhuruar Zoti”.

“Vlerësoj lart angazhimin e Kishës Katolike dhe angazhimin tuaj për harmoninë dhe dashurinë mes njerëzve të të gjitha etnive e besimeve, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne”, thuhet pos tjerash në telegramin e urimit të presidentes Jahjaga.

Mesha kryesore e Kërshëndellave për të gjithë besimtarët e krishterë mbahet në mesnatën e 24 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG