Ndërlidhjet

Zarifi uron kosovarët për festat e fundvitit


Shefi i UNMIK-ut Farid Zarif

Shefi i UNMIK-ut Farid Zarif

Ferid Zarif, shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), u ka uruar kosovarëve festat e fundvitit.

“Derisa ne i afrohemi sezonit të festave, gjithë popullit të Kosovës i uroj paqe, shpresë dhe lumturi”, thuhet në mesazhin e zotit Zarif.

Mëtutje, ai thekson se “kjo është kohë që bekimet dhe harenë ta ndajmë së bashku me miqtë tanë dhe familjen, dhe për t’i përkujtuar ata që ndoshta vuajnë nga varfëria, diskriminimi ose padrejtësia, dhe të përpiqemi nëpërmjet aksioneve dhe fjalëve të arrijmë avancim të mëtejmë për të gjithë gjatë vitit të ardhshëm”.

Pastaj ai uron që “paqja, humturia dhe shpresa të mbizotërojnë në zemrat tona gjatë kësaj periudhe shumë speciale si dhe gjatë vitit 2013”.
XS
SM
MD
LG