Ndërlidhjet

Afganistan: Arrestohet policja që e vrau kontraktorin amerikan


Policët afganë e ruajnë hyrjen e selisë së policisë në Kabul, pasi një afgane e vrau një kontraktor amerikan

Policët afganë e ruajnë hyrjen e selisë së policisë në Kabul, pasi një afgane e vrau një kontraktor amerikan

Një police afgane është arrestuar në Kabul, pasi e ka vrarë një kontraktor civil të Shteteve të Bashkuara, i cili po e stërviste Policinë Kombëtare Afgane.

Vrasja ndodhi brenda kompleksit të selisë së policisë së kryeqytetit Kabul.

Ky është sulmi i parë i njohur “i brendshëm” nga një femër afgane.

Zyrtari i lartë i policisë së Kabulit, Dawood Amin, i tha Radios Evropa e Lirë, se kontraktori amerikan kishte punuar për firmën private ushtarake amerikane, DynCorp.

Ai tha se femra afgane ishte për një kohë të gjatë anëtare e policisë afgane, që kishte punuar në sektorin e të drejtave gjinore në Ministrinë e brendshme të Afganistanit.

Njëherësh, sot në pjesën veriore të Afganistanit, një polic lokal në provincën Jowjzan i ka vrarë pesë kolegë të tij.

Shefi provincial i policisë, Abdullah Aziz Ghariat i tha Radios Evropa e Lirë se ky polic ia doli të largohej dhe u ishte bashkuar luftëtarëve talibanë.
XS
SM
MD
LG