Ndërlidhjet

Andonov: Policia na largoi nga Kuvendi, ka deputetë të lënduar


Protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë në Shkup, ndërsa hyrjen në parlament e mbronë policia
Protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë në Shkup, ndërsa hyrjen në parlament e mbronë policia
Në Kuvendin e Maqedonisë sot është miratuar buxheti i këtij vendi, pasi pjesëtarët e policisë i kanë larguar nga salla deputetët e LSDM-së opozitare.

Ja se si e ka përshkruar situatën, Mile Andonov, deputet i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në opozitë:

“Atje ishin 15 deri në 20 oficerë policorë në rroba civile, që hynë në sallën kryesore të parlamentit. Pa na tërhequr vërejtjen, ata kanë filluar të na tërheqin jashtë. Mitre Velanovski është lënduar seriozisht. Të tjerët ishin lënduar në këtë rrëmujë, por jo seriozisht”.

Mitre Velanovski është deputet i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në opozitë.

Para votimit për buxhet, edhe gazetarët janë detyruar të largohen nga salla e Kuvendit të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG