Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Hapet rasti i tretë kundër kritikut të Putinit


Aleksey Navalny

Aleksey Navalny

Autoritetet e Rusisë e kanë hapur edhe hetimin e tretë kundër Aleksey Navalnyt, i cili konsiderohet një nga kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin.

Sot hetuesit pretenduan se Navalny i ka përvetësuar më se tre milionë dollarë në vitin 2007.

Ata e kanë akuzuar Navalnyn se i ka shfrytëzuar kompanitë e ndryshme për t’i përvetësuar fondet e ish partisë së tij politike Unioni i Forcave të Djathta.

Këto akuza, Aleksey Navalny i ka vlerësuar si “absurde”.

Navalny, 36 vjeçar, është një bloger i njohur dhe aktivist kundër korrupsionit.

Ai i ka organizuar disa protesta masive kundër presidentit Putin gjatë viteve të fundit.

Aktualisht, ndaj tij zhvillohen edhe dy raste për keqpërdorim të parave dhe për dorëzim të faturave false.
XS
SM
MD
LG