Ndërlidhjet

Shkup: Ambasada amerikane kërkon përmbajtje nga provokimet


Pamje nga protestat para dhe rreth Kuvendit të Maqedonisë lidhur me buxhetin për vitin 2013
Pamje nga protestat para dhe rreth Kuvendit të Maqedonisë lidhur me buxhetin për vitin 2013
Ambasada amerikane në Shkup ka bërë thirrje për përmbajtje pas akteve të sotme të dhunës në dhe jashtë Kuvendit të Maqedonisë.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve t’i ndalin veprimet provokuese. Shprehja e mendimeve të ndryshme në mënyrë të qetë është bazë për një vend të fuqishëm dhe demokratik, ndërsa përdorimi i dhunës nga cilado palë e përfshirë, dëmton sistemin dhe aftësinë e tij për të qeverisur në mënyrë të përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e të gjitha partive politike dhe mbështetësit e tyre t’u japin fund konfrontimeve. I ftojmë të sillen në pajtueshmëri me ligjin, Kushtetutën dhe ligjet e miratuara në Kuvend” thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.
XS
SM
MD
LG