Ndërlidhjet

Dy të vdekur pas aterimit të aeroplanit


Birmani

Birmani

Një avion birmanez ka ateruar me përplasje në pjesën qendrore të Birmanisë, duke vrarë të paktën dy njerëz dhe plagosur 11 të tjerë.

Mediat shtetërore thonë se avioni ka qenë i mbushur me turistë dhe se në mesin e të plagosurve janë katër shtetas të huaj.

Të vrarët, ndërkaq, përfshijnë një pasagjer 11 vjeç, që besohet të jetë shtetas i Birmanisë, dhe një person që ka qenë në rrugë, në kohën kur është përplasur aeroplani.

Aeroplani Air Bagan kishte 63 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi në bord.

Kompania ajrore ka përshkruar incidentin si “ulje emergjente”, por autoritetet kanë thënë se piloti ka dalë nga pista për shkak të mjegullës.
XS
SM
MD
LG