Ndërlidhjet

logo-print

Vdes polici i lënduar në protestat në Indi


Protestat në Nju Delhi

Protestat në Nju Delhi

Autoritetet në Indi kanë bërë të ditur për vdekjen e një polici, i cili është lënduar rëndë gjatë protestave kundër një rasti të dhunimit në Nju Delhi.

Polici është lënduar të dielën, kur dyshohet se është rrahur dhe shkelur nga protestuesit.

Mbi 50 policë të tjerë janë lënduar po ashtu në dhunë.

Protestat kanë ndodhur pas ngjarjes së 16 dhjetorit, kur një “bandë personash” ka dhunuar një vajzë 23-vjeçare në autobusin e qytetit.

Incidenti ka shkaktuar shqetësime për dhunën ndaj grave në Indi.

Kryeministri Manmohan Singh ka bërë thirrje për qetësi dhe është zotuar se dhunuesit e vajzës së re do të ndëshkohen.

Viktima vazhdon të jetë në spital, duke trajtuar plagët serioze që ka marrë.
XS
SM
MD
LG