Ndërlidhjet

Irani ka “nën kontroll” sulmet kibernetike


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët në Iran thonë se kanë nën kontroll një virus interneti, i cili ka sulmuar kompjuterët në lokacionet industriale, në jug të vendit.

Organizata për Mbrojtje Pasive – njësi e Qeverisë iraniane, e ngarkuar me luftën kundër sulmeve kibernetike – ka thënë se shpërthimi i fundit i virusit “stuxnet” është një zgjerim i dukshëm i luftës së fshehtë kibernetike, e cila ka "sulmuar objektet bërthamore të vendit qysh në vitin 2010".

Mësohet se kompania për prodhimin e energjisë “Bandar Abbas Tavanir” është në mesin e firmave të goditura nga virusi.

Sulmet kibernetike kanë ngadalësuar po ashtu internetin në Iran, ndërsa kanë qëlluar edhe platformat e gazit dhe të naftës.
XS
SM
MD
LG