Ndërlidhjet

Rusisë i kërkohet të përmirësojë ligjin kundër SHBA-së


Duma e Rusisë
Duma e Rusisë
Komiteti i Këshillit Federal të Rusisë ka deklaruar se Dhoma e Lrtë e Parlamentit duhet të përmirësojë legjislaturën e miratuar në hakmarrje të Ligjit Magnitsky në Shtetet e Bashkuara.

Legjislatura, e cila tashmë ka kaluar Dumën Shtetërore, do t’iu ndalojë shtetasve amerikanë të birësojnë fëmijët rusë.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, më 14 dhjetor, ka nënshkruar Ligjin Magnistky, për të ndëshkuar rusët që kanë lidhje me vdekjen e avokatit anti-korrupsion, Sergei Magnistky, dhe të tjerët që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

Magnistky ka vdekur në nëntor të vitit 2009, pas gati një viti në burg.

Kolegët e tij kanë thënë se ai ka qenë viktimë e hakmarrjes nga policia, për shkak të zbulimit të një skeme të mashtrimit.
XS
SM
MD
LG