Ndërlidhjet

Vendet e Gjirit apelojnë për tranzicion politik në Siri


Siri

Siri

Përfaqësuesit e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit kanë bërë thirrje për tranzicion të shpejtë politik në Siri.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata kanë shprehur “trishtimin e thellë me gjakderdhjen e vazhdueshme, si dhe me shkatërrimin e qyteteve dhe të infrastrukturës”.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë “hapa të shpejtë dhe seriozë” dhe të sigurojë ndihma humanitare për njerëzit.

Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit përbëhet nga gjashtë shtete: Arabia Saudite, Katari, Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të gjitha këto kanë shprehur po ashtu mbështetjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Opozitës si “përfaqësues legjitim të popullit të Sirisë”.

Protestat kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë nisur në mars të viti të kaluar. Mbi 44,000 njerëz, shumica nga ta civilë, thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.
XS
SM
MD
LG