Ndërlidhjet

Nikolliq: Nuk do të ketë "Republika Sërpska" në Kosovë


Tomislav Nikolliq
Tomislav Nikolliq
Presidenti serb Tomislav Nikolliq tha se platforma për Kosovën duhet të miratohet më 10 janar, dhe se "askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më 11 janar".

Nikolliq një intervistë për mediat serbe ka thënë se teksti përfundimtar i kësaj platforme do të jetë i gatshëm me 10 janar, pasi që, sipas tij, dialogu Prishtinë-Beograd dhe marrëveshja për heqjen e doganave për pjesën veriore do të vazhdoj deri më atë datë

“Askush nga ne nuk e di sa çfarë do të sjellë kjo marrëveshje pas 11 janarit” ka thënë Nikolliq.

Presidenti serb, gjithashtu ka thënë se nuk janë të vërteta interpretimet se platforma parasheh ndarje të Kosovës.

“Dallimi në mes të Republika Sërpskes dhe komunitetit serb në Kosovë është se e para është pjesë e një shteti të njohur ndërkombtarisht, ndërsa komuniteti serb në Kosovë do të jetë pjesë e një autonomie thelbësore dhe jo të një shteti të njohur ndërkombtarisht, sepse Serbia kurr nuk do të mund, të dojë dhe guxojë ta njoh Kosovën”, ka sqaruar Nikolliq.

Ai ka bërë të ditur se, qëllimi që i kësaj platforme ka qenë të formojë komunitetin serb në ato vende ku serbët janë shumicë dhe jo sipas vendosjes gjeografike dhe ka shtuar se nga serbët e pjesës jugore dhe veriore të Kosovës nuk ka dëgjuar as një kritikë të vetme sa i përket platformës.
XS
SM
MD
LG