Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës përkrahin platformën


Foto Arkivi
Foto Arkivi
Rreth 150 përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë mbështetur paltformën e Beogradit për Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar gjatë një takimt të përbashkët të mbajtur sot gjatë ditës në Mitrovicë.

Siç raportojnë mediat serbe, konkluzat e dala nga ky takim thonë se mbështesin tekstin e draft-platfromës për Kosovën e cila u prezantua nga kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolliq, si bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Megjithatë, serbët nga Kosova kërkojnë nga qeveria serbe që “ të mos arrijë më marrëveshje të pjesshme me institucionet e Kosovës në kuadër të dialogut teknik”, pasi që, sipas tyre, këto bisedime janë duke e ndryshuar gjendjen në terren në favor të Prishtinës dhe dobësimin e pozicionit serb.

Në këtë tekst, gjithashtu thuhet se duhet që në këtë paltformë të theksohet më qartë idea se Kosova është një pjesë integrale dhe të patjetërsueshme e Serbisë dhe se për këtë arsye tatimpaguesit janë në sistemin e taksave në Serbi

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, presin që të ketë një marrëveshje më të gjerë politike dhe miratimin sa më të shpejtë të kësaj platforme në Parlamentin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG