Ndërlidhjet

Japoni: Shinzo Abe konfirmohet në postin e kryeministrit


Shinzo Abe
Shinzo Abe
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Japonisë e ka konfirmuar politikanin Shinzo Abe në postin e kryeministrit të ri të këtij vendi.

Abe e kishte udhëhequr Partinë Liberal Demokrate në fitore në zgjedhjet më 16 Dhjetor, duke e përfunduar periudhën tri vjeçare të qeverisjes së Partisë Demokratike të Japonisë.

Shinzo Abe, 58 vjeçar, u bë kryeministri i shtatë në gjashtë vitet e fundit.

Qeveria e tij do të ballafaqohet me disa sfida, përfshirë përpjekjen për ripërtritjen e ekonomisë së goditur nga recesioni dhe menaxhimin e situatës së tensionuar territoriale me Kinën.

Shinzo Abe ka qenë kryeministër në periudhën 2006 – 2007.
XS
SM
MD
LG