Ndërlidhjet

SHBA: Ben Affleck nuk garon për Senat


Aktori Ben Affleck
Aktori Ben Affleck
Aktori i njohur i Hollivudit, Ben Affleck, tha se nuk do të garoj për vendin e senatorit, pasi demokrati John Kerry, ta marrë postin e serketarit të shtetit, nëse konfirmohet nga Senati.

Affleck në rrjetin Facebook tha se derisa atij i pëlqen procesi politik, ai nuk do të garoj për zyrë publike.

Spekulimet për aktorin e lindur në Kembrixh të shtetit Masaçusets, filluan kur ai nuk e kishte përjashtuar krejtësisht konkurrimin për Senat në paraqitjen e tij në rrjetin televiziv CBS.

Në faqen e tij në Facebook, Ben Affleck, tha se ai do të vazhdoj të punoj me Nismën për Kongon Lindore, një organizatë joprofitabile, që ndihmon me ndihma direkte humanitare në rajonin e goditur nga lufta dhe për çështje të tjera.

Aktori Affleck tha se John Kerry do të jetë sekretar i shtetit i mrekullueshëm.
XS
SM
MD
LG