Ndërlidhjet

Disa protestues janë arrestuar para Dhomës së Epërme të Parlamentit të Rusisë në Moskë, derisa vazhdojnë përgatitjet për votim për masat kundërthënëse, me të cilat nuk lejohet adoptimi i fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.

Kritikët e legjislacionit thonë se jetimët shndërrohen në viktima, duke mos u lejuar që t’i largohen ardhmërisë së zymtë në Rusi.

Nëse sot miratohet legjislacioni, në Këshillin e Federatës, atëherë ai do të dërgohet te presidenti Vlladimir Putin për nënshkrim.

Ky legjislacion, javën e kaluar, është mbështetur nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë.

Legjislacioni është pjesë e masave të gjëra të ligjvënësve rusë në shenjë të hakmarrjes ndaj ligjit të Shteteve të Bashkuara, që kërkon sanksione kundër zyrtarëve rusë, të cilët akuzohen se i kanë shkelur të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG