Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – tre të vrarë


Policia afgane e ruan vendin e një sulmi të mëparshëm vetëvrasës

Policia afgane e ruan vendin e një sulmi të mëparshëm vetëvrasës

Tre vetë raportohet se janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin juglindor Khost, afër kufirit të Afganistanit me Pakistanit.

Sulmi ka ndodhur jashtë bazës ushtarake amerikane Chapman.

Zyrtarët thanë se sulmuesi me bombë e ka përdorë një veturë, por nuk ia doli të depërtoj në bazën ushtarake.

Shefi i policisë në Khost të Afganistanit, Abdul Qayoom Baqizoi, i tha Radios Evropa e Lirë se nga sulmi janë vrarë tre punëtorë afganë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në emër të militantëve.

Baza, që ishte cak i sulmit, është po ajo ku para tri vitesh u vranë shtatë punëtorë të agjencisë CIA, në sulmin për të cilin ishte fajësuar një agjent i dyfishtë i ndërlidhur me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG