Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga rrëzimi i helikopterit – 5 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e brendshme e Ukrainës ka njoftuar se njëri nga helikopterët e saj është rrëzuar në pjesën qendrore të këtij vendi, me ç’rast janë vrarë pesë vetë.

Helikopteri Mi-8 është përplasur mbrëmë në rajonin Kirovograd, pak kohjë pasi ishte ngritur në një aeroport në qytetin Aleksandria.

Tre nga të vrarët ishin pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa dy ishin pjesëtarë të mirëmbajtjes në tokë.

Një zëdhënës i Ministrisë së brendshme tha se po zhvillohen hetime për zbulimin e shkaqeve të përplasjes së helikopterit.
XS
SM
MD
LG