Ndërlidhjet

Dhoma e Lartë ruse nënshkruan ligjin antiamerikan


Moskë

Moskë

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë ka miratuar unanimisht ligjin, i cili u ndalon shtetasve amerikanë të birësojnë fëmijët rusë.

Për të hyrë në fuqi, ligji tani duhet të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin.

Ai, në masë të madhe, shihet si hap hakmarrës ndaj Uashingtonit, i cili, ditë më parë, ka miratuar Ligjin Magnistky.

Ky i fundit sanksionon të gjithë zyrtarët rusë që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

Por, kritikët e ligjit rus thonë se ai viktimizon jetimët, duke i privuar shpesh nga mundësia për të gjetur familje.
XS
SM
MD
LG