Ndërlidhjet

logo-print

Vulin “i shqetësuar” për sigurinë në Kosovë


Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se siguria e serbëve në Kosovë është shumë e rëndësishme dhe se zyra e tij do të këmbëngulë që “zgjidhja e kësaj çështjeje të ngrihet në nivel më të lartë”.

Sipas tij, “sulmet ndaj fëmijëve janë të shpeshta dhe konstante”, por në lidhje me to “nuk ka asnjë të dyshuar”.

Siç raportojnë mediat serbe, Vulin i ka bërë këto komente gjatë takimit me përfaqësuesit e qeverisë lokale në Ranillug.

Sipas burimeve të njëjta, ai do të takojë nesër përfaqësuesit e administratës së UNMIK-ut në Mitrovicë.

Autoritetet e vendit nuk e kanë komentuar qëndrimin e tij në Kosovë.
XS
SM
MD
LG