Ndërlidhjet

Dezerton shefi i policisë ushtarake të Sirisë


Siri
Siri
Shefi i policisë ushtarake të Sirisë, Abdul Aziz Jassem al-Shallal, ka dezertuar nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad dhe ka ikur drejt Turqisë.

Ai po ashtu është shfaqur në një video televizive, duke thënë se i bashkohet revolucionit të popullit.

“Në emër të Zotit të plotfuqishëm dhe të mëshirshëm... Unë jam gjenerali Abdul Aziz Jassem al-Shallal, kreu i policisë ushtarake... Unë kam dezertuar për shkak të devijimit të ushtrisë nga detyra e saj primare – mbrojtja e vendit”, ka thënë Al-Shallal.

Bëhet fjalë për dhjetëra gjeneralë që kanë dezertuar nga regjimi i Sirisë, prejse ka nisur kryengritja popullore në mars të vitit 2011.

Në këtë periudhë, mbi 44,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.
XS
SM
MD
LG