Ndërlidhjet

logo-print

Obama ndërpret pushimet në Havai


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të ndërpresë pushimet e Krishtlindjes në Havai për shkak të diskutimeve rreth marrëveshjes buxhetore për vitin 2013.

Obama do të lërë Havain sonte në mbrëmje për të arritur në Uashington të enjten në mëngjes.

Ligjvënësit amerikanë janë përballë afatit të fundit për të arritur marrëveshjen buxhetore dhe për të shmangur të ashtuquajturën “tatëpjetë fiskale”.

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri më 1 janar, do të hyjë automatikisht në fuqi një seri e shkurtimeve të shpenzimeve dhe e rritjes së taksave në vlerë prej 600 miliardë dollarësh, që ndryshe njihet si “tatëpjetë fiskale”.

Shumë ekonomistë thonë se një gjë e tillë mund të dërgojë Shtetet e Bashkuara përsëri në recesion dhe të dëmtojë rëndë ekonominë globale.
XS
SM
MD
LG