Ndërlidhjet

Qeveria miraton Planin Vjetor të Punës 2013


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin Vjetor të Punës për vitin 2013, të hartuar nga Zyra e kryeministrit Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se Plani përmban prioritetet e Qeverisë së Kosovës, të cilat janë pjesë e Programit të Qeverisë 2011-2014, Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2013-2015, Deklaratës së Prioriteteve të Qeverisë për vitin 2013.

Qeveria po ashtu ka miratuar Projektligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje (MMHP), Projektligjin për Treguesit Gjeografik (MTI) dhe Projektligjin për Tarifat e veçanta të akcizës në prodhimet e alkoolit (MF).

Qeveria, pos tjerash, ka miratuar edhe Planin e Veprimit për negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të propozuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane.
XS
SM
MD
LG