Ndërlidhjet

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen rreth 60 kg drogë


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë kanë arrestuar personin e dyshuar A. K., shtetas i Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprat penale: krim të organizuar dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Arrestimi është kryer në rajonin e Ferizajt, njofton policia. Gjatë bastisjes në lokacionin e dyshuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe rreth 60 kg substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.

Me autorizim të prokurorit, ndaj personit të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat e mëtutjeshme hetimore.
XS
SM
MD
LG