Ndërlidhjet

Abe premton rimëkëmbjen e ekonomisë japoneze


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i sapozgjedhur i Japonisë, Shinzo Abe, është zotuar se do të rimëkëmbë ekonominë dhe se do të forcojë aleancën e vendit me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në konferencën e parë për media si kryeministër, Abe ka thënë se do të ndërmarrë “masa më të fuqishme” edhe ndaj Kinës, në lidhje me mosmarrëveshjen territoriale.

Sot, ai është zgjedhur formalisht në postin e kryeministrit nga Dhoma e Ulët e Parlamentit.

Partia e tij Liberal-Demokrate ka fituar zgjedhjet më 16 dhjetor.

Abe, i cili ka shërbyer në postin e kryeministrit edhe në periudhën 2006-2007, ka emëruar një ish-kryeministër tjetër, Taro Aso, në postin kyç të ministrit të Financave.

Ndërkaq, Fumio Kishida, një tjetër aleat i afërt, është emëruar ministër i Punëve të Jashtme.

Abe është kryeministri i shtatë i Japonisë në më pak se shtatë vjet.
XS
SM
MD
LG