Ndërlidhjet

Morsi: Kushtetuta do të sjellë stabilitet


Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka vlerësuar lart kushtetutën e re të vendit, duke shfaqur bindjen se ajo do të sjellë stabilitet.

Në adresimin e parë televiziv që nga miratimi i kushtetutës, Morsi ka thënë se egjiptianët e kanë aprovuar atë në një “referendum krejtësisht transparent”.

Rezultatet zyrtare, të publikuara sot, kanë treguar se 63.8 për qind e votuesve kanë mbështetur kushtetutën, ndonëse pjesëmarrja në votime ka qenë e vogël.

Morsi po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha fuqive politike që të marrin pjesë në dialogun për unitet kombëtar.

Mbështetësit e opozitës kundërshtojnë kushtetutën, duke thënë se ajo nuk garanton liri dhe të drejta demokratike për gratë dhe minoritetet.

Referendumit dy-raundesh të këtij muaji i kanë paraprirë disa javë protesta.
XS
SM
MD
LG