Ndërlidhjet

Serbia “do të heqë” përmendoren e UÇPMB-së


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se autoritetet serbe do të heqin përmendoren e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Mevdegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), e cila ndodhet në Preshevë, nëse një gjë të tillë nuk bëjnë autoritetet e Luginës.

“Serbia është shtet ligjor. Nëse ajo përmendore nuk është ngritur në përputhje me ligjin dhe rregulloret, Serbia do ta heqë atë”, ka thënë Daçiq në Banja Llukë.

Sipas tij, përmendorja paraqet provokim të hapur, sepse me të “ka tendenca të tregohet se Serbia nuk kontrollon pjesë të territorit të saj”.
XS
SM
MD
LG