Ndërlidhjet

Egjipt: Protesta kundër kushtetutës


Foto-Arkivi

Foto-Arkivi

Grupi kryesor opozitar i Egjiptit është zotuar të vazhdojë me protesta kundër kushtetutës pro-islamike të presidentit Muhamed Morsi.

Husein Abdel Ghani, zëdhënës i Fronit të Shpëtimit Kombëtar, ka thënë se opozita do të qëndrojë prapa poliktikës së vet me anë të protestave paqësore kundër qeverisë së Morsit, të cilën ai e akuzon për tendencë të shfrytëzimit të islamit për të krijuar një pushtet shtypës.

Zëdhënësi ka minimizuar thirrjen Morsit për një dialog kombëtar, duke thënë se nuk ishte e qartë nëse kjo thirrje e tij ishte e sinqertë.

Zëdhënësi gjithashtu u bëri thirrje egjiptianëve që më 25 janar të demonstrojnë kundër kushtetutës si dhe për të shënuar përvjetorin e dytë të revolucionit që rrëzoi regjimin e ish-presidentit Hosni Mubarak

Në paraditen e së mërkurës, Morsi edhe zyrtarisht miratoi kushtetutën e re pasi që autoritetet zgjedhore thanë se ishin rreth 64 e votuesve që kishin mbështetur atë.

Pjesëmarrja e votuesve në referendum ishte rreth 33 për qind.
XS
SM
MD
LG