Ndërlidhjet

Vulin takohet me përfaqësuesit e UNMIK-ut në veri


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, do të qëndrojë sot në pjesën veriore të Mitrovicës ku do të takohet me përfaqësues të UNMIK-ut.


Vulin ka njoftuar agjencinë serbe Tanjug se gjatë këtij takimi do të shfrytëzojë rastin që t'i pyes përfaqësuesit e UNMIK-ut se si është e mundur që të largohet administrata e këtij misioni në veri.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e UNMIK-ut, do të duhet që të sqarojnë se “ çfarë do të bëhet pa vulat e UNMIK-ut, si do të verifikohen dokumentët për qarkullimin e rregullt të mallit”.

Vulin gjithashtu thotë se do t'i pyes përfaqësues të misionit të OKB-së në veri se a do të thotë që largimi i administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës do t'i shtyjë serbët në anarki dhe që situata në veri të komplikohet edhe më shumë.

“Dua që të porosis të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar se zvogëlimi i prezencës së tyre është një lajm shumë i keq”, ka thënë Vulin, duke shtuar se gjatë vizitës së tij në këtë pjesë të vendit, do të takohet edhe me organizatat sindikaliste të serbëve të veriut.

Vulin, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, do të përsërisë se "shteti serb do të përkrahë të gjitha marrëveshjet që i ka arritur, mirëpo do të insistojë në lehtësimin e tregtisë së mallërave për serbët e veriut".
XS
SM
MD
LG