Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët vrasin tre policë afganë


Foto-Arkivi

Foto-Arkivi

Zyrtarë afganë kanë thënë se një polici, i cili ishte lojal ndaj talibanëve, ka ndihmuar luftëtarëve të këtyre të fundit që përmes spiunimit të futen në pikën policore, duke vrarë kështu të paktën 3 pjestarë të policisë afgane.

Ky aksion i talibanëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Tarin Kot, kryeqyteti i krahinës Uruzgan. Zëdhënësi i Policisë, Farid Ahmed Aiel tka thënë se ky sipmatizant i talibanëve i ka thirrur ushtarët gjatë kohës kur zyrtarët e policisë po flinin dhe u ka thënë që të fillojnë sulmin.

Më pas, ai kishte ikur me sulmuesit. Abdullah Hemat, zëdhënës i administratës së krahinës së Uruzganit, ka konfirmuar incidentin duke fajësuar talibanët për këtë sulm.

Sulmet përbrenda policisë dhe ushtrisë së Afganistanit, janë bërë problem kryesor, pasi që Kabuli zyrtar ka shtuar numrin e rekrutimit për të forcuar organet e sigurisë para tërheqjes së NATO-së, të planifikuar në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG