Ndërlidhjet

Damask: Brahimi bën thirrje për qeveri tranzitore


 Lakhdar Brahimi në Damask
Lakhdar Brahimi në Damask
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka bërë thirrje për një qeveri tranzitore me “fuqi të plota ekzekutive”, e cila do ta udhëhiqte këtë vendi deri kur të mbahen zgjedhjet e reja.

Duke folur sot në Damask, në përfundim të vizitës së tij pesëditëshe në Siri, Brahimi ka thënë se vetëm një ndryshim u vërtetë do të përmbushte kërkesat e sirianëve të zakonshëm.

Brahimi është takuar me presidentin sirian, Bashar al Assad gjatë vizitës së tij.

Të martën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich, ka thënë se kërkesat për rrëzimin e pushtetit të Aassadit janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare të arritura në Gjenevë gjashtë muaj më parë.

Brahimi pritet ta takojë shefin e këtij dikasteri rus, ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov, ditën e shtunë.
XS
SM
MD
LG