Ndërlidhjet

Nikolliq: Nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi


Tomislav Nikolliq
Tomislav Nikolliq
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolliq ka thënë se nuk ka arsye që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare “pa pasur ndonjë jo-stabilitet të madh”, por se, “duhet që të koncentrohemi në shërimin e problemeve shtetërore”.

Nikolliq, ka thënë se është shumë e vështirë që të ndërrohet Kushtetuta e Serbisë dhe se duhet që të respektohet aktualja.

“ Unë nuk do kisha rekomanduar që, Serbia të shkoj në zgjedhje të reja, duke pasur parasysh se nuk ka ndonjë destabilitet të madh. Vetëm sa kanë fillur (qeveria) të punoj, vetëm sa kanë filluar ti krijojnë disa rezultate. Pse do të duhej që të shkojmë në zgjedhje – për të krijuar një koalicion të ri qeveritar? Për çfarë arsye? Nëse janë ata njerëz të cilët kuptojnë dhe dëshirojnë të punojnë, çfarë rëndësie ka se kë e ka ministër”, ka thënë Nikolliq në një intervistë për agjencinë serbe Beta.

Lidhur me raportet e mediave se zgjedhjet e mundshme të parakohshme do të mund të mbaheshin në vitin 2013, Nikolliq shtoi se kushdo që beson se zgjedhjet mund të fitojë më shumë vota se sa që ka aktualisht, duhet të mendojë edhe në atë se çfarë do të ndodhte në shtet për gjatë kohës kur do të mbahej procesi zgjedhor.

“Kushdo që dëshiron zgjedhje, duhet që së pari ta kuptoj që populli është lodhur nga to. Sa më shumë që të ketë zgjedhje, dalja e votuesve do të jetë më e vogël”, ka thënë presidenti serb.
XS
SM
MD
LG