Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Hillary Clinton kthehet në zyrë pas sëmundjes


HiIllary Clinton

HiIllary Clinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, pritet që javën e ardhshme të kthehet në punë, pothuajse tri javë pasi plani i saj i punës u anulua për shkak të një tronditjeje.

Një zëdhënës i zonjës Clinton tha se ajo po vazhdon të shërohet në shtëpi, por javën e ardhshme do ta vazhdoj punën në zyrë. Këtë javë ajo nuk do të ketë aktivitete.

Zyrtarët dhe mjekët thonë se zonja Clinton kishte marrë një virus të barkut gjatë turneut të saj në Evropë, në fillim të këtij muaji, me ç’rast u dehidrua, pastaj i kishte rënë të fikët, ishte rrëzuar dhe kishte rënë me kokë.

Më 13 Dhjetor ajo ishte diagnostikuar me tronditje dhe nuk është parë në publik.

Sëmundja e detyroi atë që ta anuloj një udhëtim tejoqeanik dhe paraqitjen në një dëgjim në Kongres.

Pritet që në fillim të vitit 2013, Hillary Clinton, do të tërhiqet nga posti i saj i sekretares amerikane të shtetit.
XS
SM
MD
LG