Ndërlidhjet

Rusi: Lirohet mjeku i ndërlidhur me rastin Magnitsky


Dmitry Kratov në seancën gjyqësore në Moskë
Dmitry Kratov në seancën gjyqësore në Moskë
Një gjykatë qarku në Moskë e ka liruar ish mjekun e një bgurgu, i cili ishte akuzuar lidhur me vdekjen e avokatit anti-korrupsion rus, Sergei Magnitsky, në burg në vitin 2009.

Mjeku Dmitry Kratov ishte i vetmi person kundër të cilit është zhvilluar proces gjyqësor lidhur me rastin Magnitsky.

Në vendimin e gjykatës citohen fjalët e prokurorit Dmitry Bokov se nuk ka dëshmi se Kratov ka bërë krim ose se ka pasur mungesë të kujdesit shëndetësor, e cila i ka kontribuar vdekjes së Magnitskyt.

Avokati i ndjerë kishte vuajtur nga hapatiti, diabeti dhe problemet me zemër.

Familja e Magnitskyt dhe mbështetësit e tij thonë se procesi gjyqësor ishte i turpshëm.

Në vitin 2011, Këshilli presidencial rus për të drejtat e njeriut, kishte konkluduar se Magnitsky ishte rrahur dhe se nuk i ishte dhënë trajtim mjekësor derisa ishte në burg.

Ish kolegët e Magnitskyt akuzojnë se ai ishte viktimë e hakmarrjes nga autoritetet, të cilat Magnitsky i kishte akuzuar për vjedhjen e 230 milionë dollarëve nëpërmjet makinacioneve me taksa.
XS
SM
MD
LG