Ndërlidhjet

Nikolliq: Serbia kurrë në NATO


Timisllav Nikolliq
Timisllav Nikolliq
Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do të duhej të hynte në NATO dhe se për këtë është deklaruar Kuvendi i Serbisë, dhe se ai që dëshiron të vendos ndryshe, do të duhej të konsultohej me qytetarët.

“Asnjëherë nuk do të propozoj të hyjmë në NATO, e as që do të pajtohem nëse qytetarët e Serbisë e marrin një vendim të tillë”, tha Nikolliq në intervistën për Radiotelevizionin e Serbisë, dhe shtoi se “partneriteti për paqe është maksimumi me të cilin duhet të bashkëpunojmë me NATO-n”.

Sipas tij, derisa të tjerët rreth Serbisë “nuk vendosin për tu ulur dhe t’i ndalim kërcënimet për njëri-tjetrin, Serbia duhet ta ketë ushtrinë”.
XS
SM
MD
LG