Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Putin e ka nënshkruar ligjin antiadoptim


Vlladimir Putin

Vlladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, e ka nënshkruar ligjin me të cilin nuk lejohet adoptimi i fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.

Ky legjislacion ishte paraqitur si hakmarrje ndaj ligjit të Shteteve të Bashkuara, i njohur si Akti Magnitsky.

Ky ligj amerikan parasheh bllokim të fondeve financiare dhe kufizime të vizave për zyrtarët rusë të ndërlidhur me vdekjen e avokatit rus antikorrupsion, Sergei Magnitsky, dhe për rastet e tjera të dyshuara për shkelje të drejtave të njeriut.

Kolegët e Magnitskyt thonë se ai vdiq nga rrahjet dhe pakujdesia në burg, pasi avokati Magnitsky e kishte zbuluar vjedhjen masive nga zyrtarët e Rusisë.

Ligji për moslejimin e adoptimit të fëmijëve rusë nga shtetasit amerikan i ka tensionuar raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se ai i viktimizon fëmijët jetimë në Rusi.

Ligji hynë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG