Ndërlidhjet

Indi: Viktima e dhunimit grupor – në gjendje kritike


Pamje nga një protestë në Indi, gjatë së cilës policia ka hedhur topa uji kundër deemonstruesve

Pamje nga një protestë në Indi, gjatë së cilës policia ka hedhur topa uji kundër deemonstruesve

Mjekët në Singapor që e trajtojnë viktimën e dhunimit grupor në Indi, thonë se ajo është në “gjendje ekstremisht kritike”.

Studentja 23 vjeçare dhe dashnori i saj ishin sulmuar brutalisht nga gjashtë njerëz në një autobus të qytetit më 23 dhjetor në Nju Delhi.

Ajo të enjten është dërguar për mjekim në Singapor.

Raportohet se studentja e dhunuar kishte përjetuar sulm në zemër, derisa ishte në Indi.

Ky dhunim grupor ka nxitur protesta masive në gjithë Indinë, me ç’rast demonstruesit kërkonin që qeveria të bëjë më tepër për t’i mbrojtur femrat.

Të gjashtë personat e dyshuar për dhunim janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG