Ndërlidhjet

Gjeorgji: Presidenti e bllokon legjislacionin për amnisti


Mikheil Saakashvili
Mikheil Saakashvili
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, e ka bllokuar legjislacionin, të cilin e ka miratuar parlamenti, për lirimin e më se 3 mijë të burgosurve.

Saakashvili tha se ndër të burgosurit e paraparë për amnisti nga parlamenti përfshihen edhe pedofilët, njerëzit e dënuar për spiunim për Rusinë dhe oficerët ushtarakë të akuzuar për tradhti.

Saakashvili dje është tallur me vendimin tjetër të ligjvënësve për definimin e 200 vetëve si të burgosur politikë, duke thënë se kjo bën që Gjeorgjia të duket si diktaturë dhe nuk është serioze.

Kritikët thonë se disa nga të burgosurit janë viktima të persekutimit politik nga zyrtarët e Saakashvilit.

Në Gjeorgji mbretëron një rivalitet i madh ndërmjet kryeministrit Bidzina Ivanishvili dhe presidentit Mikheil Saakashvili.

Partia Ëndërra Gjeogjiane e Ivanishvilit e ka shumicën në parlamentin e këtij vendi, pas fitores bindëse në zgjedhjet e muajit tetor.
XS
SM
MD
LG