Ndërlidhjet

Obama: Koha për marrëveshjen buxhetore - tani


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Brack Obama, ka takuar liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane për të diskutuar rreth marrëveshjes për buxhetin e vitit 2013.

Afati i fundit për të arritur këtë marrëveshje është 31 dhjetori i këtij viti.

Obama ka thënë se “koha për veprim të menjëhershëm është tani”. Ai po ashtu ka shfaqur shpresën se kompromisi do të jetë i gatshëm për t’iu prezantuar ligjvënësve të dielën.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, nga 1 janari do të hyjë në fuqi rritja automatike e taksave dhe e shkurtimeve të shpenzimeve, e njohur ndryshe si “tatëpjetë fiskale”.
XS
SM
MD
LG