Ndërlidhjet

Opozita maqedonase, edhe sot protesta


Nga protestat në Shkup më 27 dhjetor.
Nga protestat në Shkup më 27 dhjetor.
Opozita e Maqedonisë, e udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, ka paralajmëruar për sot protesta para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup.

Pjesëtarët e opozitës, mbrëmë, për të tretën natë me radhë, kanë bllokuar rrugët me protesta paqësore.

Kriza politike në Maqedoni ka nisur më 24 janar, kur parlamenti ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa ka urdhëruar pjesëtarët e sigurisë që me forcë të dëbojnë gazetarët dhe deputetët e opozitës, të cilët kanë bërë përpjekje të parandalojnë miratimin e buxhetit.

Partitë opozitare, nga korpusi maqedonas, kundërshtojnë buxhetin, duke thënë se ai çon në huamarrje të pakontrolluar të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG