Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë gjatë një operacioni në Dagestan


Dagestan - foto arkivi

Dagestan - foto arkivi

Forcat e sigurisë kanë bastisur një ndërtesë në Makaçkala të Dagestanit, duke vrarë shtatë anëtarë të një grupi të armatosur.

Operacioni ka nisur të premten vonë, për të përfunduar mëngjesin e sotëm.

Komiteti Hetues i Dagestanit ka thënë se është gjetur një sasi armësh në vendin e ngjarjes.

Dagestani ndodhet në rajonin rus të Kaukazit, ku dhuna ndërmjet militantëve islamikë dhe forcave të sigurisë së Rusisë lë çdo vit dhjetëra të vrarë.